Pranoi fitoren e thellë të Ramës, pse ndryshoi qëndrim Ilir Meta? (VIDEO)

Humbja e thellë e opozitës dhe fitorja e bindshme e Ramës me 74 mandate, u komentua vetëm pak minuta më parë nga Presidenti Ilir  Meta.

Me tone të qeta dhe i buzëqeshur, Meta habiti kur deklaroi se duhet të mbyllet procesi paqësisht dhe se  qytetarët ditën e dielë shprehën vullnetin e tyre duke pranuar kështu humbjen e thëlle të opozitës.

Deklarata e Metës mbi rezultatet e deritanishme është jashtë parashikimeve duke iu rikthyer deklaratave të tij të forta të pak ditëve më parë.

Rikujtojmë se Meta deklaroi 3 ditë më parë se do të kishte një fitore të bujshme të opozitës duke deklaruar se nëse Rama fiton 71 mandate do të heqe dorë nga posti i tij i Presidentit.


Por pse ndryshoi kaq shpejt reagimi i Presidentit?

Ditën e sotme nga ana e maxhorancës ka pasur thirrje publike ndaj Metës që të mbajë fjalën e dhënë që do të japë dorëheqjen.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në boulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha asakohe Meta.

Se sa do e mbaj fjalën e tij, pritet të shihet në orët në vijim. /albeu.com/

 

 


Shtuar 27.04.2021 14:23