PD humbi ndjeshëm, habit Salianji nga Korça: Fituam, rikuperuam më shumë se 7 mijë vota

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji  në një dalje të tij për mediat pas mbylljes së procesit të numërimit të votave që i dhanë 6 mandate deputetësh PS-së dhe 5 PD-së.
Salianji në fjalën e tij nuk e ka fshehur gëzimin që ndjente me këtë rritje të demokratëve.

Ndër të tjera ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë nga qytetarët në këtë qark kur tha se PD ka marrë në këto zgjedhje një rikuperim të 7000 votave.

“Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohes për votat e mbëshetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e çdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës.

Kemi arritur një rezultat të jashtzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur”, ka thënë Salianji.

Shtuar 27.04.2021 02:04