Plagosje me thikë në Tiranë

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa bëhet fjalë për një konflikt mes dy fqinjëve.

Gjithashtu mësohet se konflikti ka ndodhur për një rubinet uji.

I plagosuri, i cili ka marrë një plagë të lehtë në sup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vendosur autori i ngjarjes./albeu.com/