Plagosi me armë zjarri 20 vjeçaren në Vlorë dhe e tërhoqi zvarrë, Gjykata merr vendimin për shkodranin Fadil Likaj

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin nga Shkodra, Fadil Likaj.

Likaj 3 ditë me parë tërhoqi zvarrë dhe plagosi me armë zjarri një studente 20-vjeçare në qytetin e Vlorës.

E reja ishte nga Berati, quhej Konstandina Zanaj dhe kryente studimet universitare në qytetin bregdetar.

Shkak i konfliktit është bërë një zënkë mes dy pesonave të cilët kanë qenë çift dhe situata ka përshkallëzuar duke çuar deri në përdorimin e armës.

Atij iu gjendën edhe granata dore me vete gjatë kontrolleve policore.

30 vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj 2 ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të armëve luftarake. Ndërsa gjyqtari i çështjes ishte Enkel Peza dhe prokuror Kledian Llaho./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 10:56