Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë, uniformat blu në kërkim të autorit! Çfarë ndodhi gjatë natës

Pak pas mesnatës, një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë.  I plagosur ka mbetur efektivi me iniciale A.K 30-vjeç, që siç njofton policia ka qenë jashtë shërbimit.

Pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, po vijojnë kontrollet intensive në zonë me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.
30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


Shtuar 18.05.2026 07:26

jojobetjojobetjojobetcasibompokerklas girişmatbet