Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti që kishin me njëri tjetrin në fshatin Vllahinë të qytetit të Vlorës.
Ata janë shtetasit A. Shahaj dhe L. Shorja, të cilët pas një debati kanë kaluar në dhunë fizike duke përdorur edhe mjete rrethanore.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 18:40, në fshatin Vllahinë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin, shtetasit L. Sh. dhe A. Sh., të dy rreth moshës 70 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi L. Sh, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë shtetasi A. Sh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/