EMRI/Plagoset e 32 vjeçari në Tiranë, reagon Policia (VIDEO)

Një i ri rreth 32-vjeçar në Tiranë, ka mbetur i plagosur para pak minutash në një sulm me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut.

Sipas informacioneve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur tek Pallatet Agimi afërt kafe Romës, ku si pasojë është plagosur me një plumb në këmbë Ilir Shkurti, rreth 32 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se i riu ka shkuar vetë në spital, ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote./albeu.com/