Plagosen dhe rrahën me grushta demokratin, hiqen nga puna kryeinspektori i policisë bashkiake të Kavajës dhe oficeri

Pasditen e djeshme ne selinë e Partisë Demokratike, në Kavajë është plagosur me armë zjarri në këmbë nga tre persona, dy prej tyre me funksione publike, një simpatizant i PD-së.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali ka vendosur lirimin nga detyra të kryeinspektorit në sektorin e Policisë Bashkiake në Kavajë, Markel Shtyllën, si dhe pezullimin nga detyra të policit bashkiak Dorjan Troplini.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasve në kërkim N. T(J), 45 vjeç, D. T., 29 vjeç, dhe M. Sh., 29 vjeç, sepse në lagjen nr.5 Kavajë, në një zyre elektorale të një subjekti politik, shtetasi N. T(J) ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin B. O., 27 vjeç,  ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh., e kanë goditur me grushta. Shtetasi B. O., ndodhet në spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2021 11:40