Stavro Pilo është kthyer në një forcë të pandalshme te AEK-u i Athinës, nga kampionati grek e deri në netët e Ligës së Kampionëve. Për këtë arsye, rinovimi i kontratës, që u zyrtarizua disa muaj më parë nga presidenti Marios Iliopoulos, konsiderohet plotësisht i merituar. Sipas mediumit grek “Sport Time”, mbrojtësi shqiptar nënshkroi deri në qershor të vitit 2030 dhe tashmë merr vetëm vlerësime.
Në Greqi, vendimi i presidentit shihet gjerësisht si një lëvizje e goditur, ndërsa Pilo ia ka shlyer besimin me paraqitjet në fushë. Ai përmbush me sukses detyrat që i ngarkohen, lëviz shpesh mes reparteve dhe shfaqet rrezik në fazën sulmuese. Ka shënuar edhe gola me rëndësi: një ndaj Manchester Cityt dhe një tjetër kundër Real Madridit, skuadrës me 15 trofe europianë.
Të lidhura
None found
Në ndeshjen e radhës kundër Comos, Pilo ishte titullar bashkë me portierin Thomas Strakosha. Pavarësisht se skuadra greke u mposht minimalisht 1-0 në transfertë, mbrojtësi shqiptar bëri një paraqitje të mirë në pjesën më të madhe të takimit. Mediat greke pranojnë se në tregun aktual është e vështirë të gjesh lojtarë me karakteristikat e Pilos në Europë. Ato shkruajnë se lojtarët cilësorë që luajnë në krahun e majtë në Europë janë të rrallë, e aq më pak ata që plotësojnë kërkesat për Ligën e Kampionëve dhe njëkohësisht japin kontribut në sulm.
Në Greqi nuk kanë asnjë dyshim se Stavro Pilo ka vlerë të lartë dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga kartoni i tij. Shifrat flasin qartë: ai renditet i katërti në listën e lojtarëve më të vlefshëm të Superligës greke, me një vlerë rreth 26.1 milionë euro. Pritet që klubet e mëdha të trokasin në derë për të, qoftë në janar ose më së voni gjatë verës. Një gjë është e sigurt: Stavro Pilo shumë shpejt mund të konsiderohet një ndër mbrojtësit më të spikatur në Europë, e jo vetëm.








