Përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës, mos i hani më këto ushqime

Dy janë fajtorët kryesorë që përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës sonë: ekspozimi në diell dhe produktet e avancuara ëmbëlsuese (AGE). AGE-të formohen kur proteinat ose yndyrat kombinohen me sheqerin. Edhe pse këta fajtorë nuk janë 100% nën kontrollin tuaj, përsëri përdorimi i kremrave kundër diellit dhe bërja e disa ndryshimeve në dietën tuaj mund të ndihmojë trupin tuaj të mbrojë lëkurën nga procesi i plakjes.

Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura  në vaj dhe në temperatura të larta çlirojnë radikale të lira që mund të shkaktojnë dëmtim të qelizave në lëkurë. Ekspozimi ndaj radikaleve të lira përshpejton procesin e plakjes, duke ndikuar në molekulat e ADN-së dhe duke dobësuar elasticitetin e lëkurës. Zëvendësoni ushqimet e skuqura me ato të pjekura ose të ziera.

Karbohidratet e thjeshta

Ushqimet me indeks glicemik të lartë, si buka e bardhë, mund të shkaktojnë inflamacion në trup, i cili lidhet drejtpërdrejt me procesin e plakjes. Mundohuni të konsumoni karbohidrate komplekse, të tilla si drithërat, të cilat përmbajnë antioksidantë që janë të dobishëm për lëkurën.

Acidet yndyrore trans

Acidet yndyrore trans janë yndyrna të pangopura që rrjedhin nga vajrat bimore që janë përpunuar në mënyrë industriale (hidrogjenim ose hidrogjenim i pjesshëm) për të formuar një formë të ngurtë ose viskoze. Këto yndyrna e bëjnë lëkurën më të prekshme ndaj rrezatimit ultravjollcë, i cili mund të dëmtojë kolagjenin dhe elasticitetin e tij. Zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri ose avokado, të cilat janë të pasura me antioksidantë.

Mishrat e përpunuar

Këto mishra janë të pasura me natrium, yndyrna të ngopura dhe sulfite, të cilat mund të dehidratojnë lëkurën dhe të dobësojnë kolagjenin duke shkaktuar inflamacion.

Alkooli

Alkooli mund të shkaktojë shumë probleme të lëkurës si skuqje, ënjtje, humbje të kolagjenit dhe rrudha. Gjithashtu mund të çojë në mungesë të vitaminës A, e cila luan një rol të rëndësishëm në rritjen e qelizave të reja dhe në prodhimin e kolagjenit, duke siguruar elasticitetin e lëkurës.

Së fundi, gjëja më e rëndësishme është të jeni të shëndetshëm dhe të përqafoni ndryshimet në trupin tuaj që ndodhin me kalimin e kohës. /albeu.com


Shtuar 26.03.2022 17:46