Përplasje me armë zjarri mes bandave në Manchester, mes tyre edhe shqiptarë

Shtatë persona në Britaninë e Madhe, mes tyre edhe shqiptarë akuzohen për përplasje me armë zjarri mes bandave të drogës. Dy bandat po përplaseshin për 220,000 £ që kishin “humbur”.

Mediat britanike raportojne se ngjarja për të cilën akuzohen personat ka ndodhur në shkurt, ndërsa theksohet se shqiptarët kanë qëlluar nga brenda makinave të tyre. Si pasojë një person u plagos në këmbë.

Të akuzuarit shqiptarë janë Ibrahim Beldie, 31 vjeç, Andon Bita, 46 vjeç, Elion Gllava, 25 vjeç. Po ashtu nën akuzë janë edhe Mazar Shah, 39 vjeç, Gulam Rauf, 28 vjeç, Murtaza Ahmed dhe Andrea Zekaqis, 30 vjeç. Të shtatë u morën në paraburgim dhe do të paraqiten sërish para gjykatës më 12 gusht për t’u njohur me vendimin ndaj tyre.

Shtuar 16.07.2021 19:57