Përplasi 30-vjeçaren me makinë, arrestohet shoferja në Lezhë

Një 43-vjeçare në Lezhë është arrestuar pasi ka aksidentuar me makinë një 30-vjeçare,e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është arrestuar dhe një person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 4.08.2021 11:36