Një përplasje zinxhir me përfshirjen e tre automjeteve është shënuar në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të Maminasit.
Të dhënat e para tregojnë se shkak i dyshuar i aksidentit ka qenë pakujdesia gjatë drejtimit të mjeteve. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka sjellë rëndim të trafikut në këtë pjesë të autostradës, duke shkaktuar vonesa në lëvizjen e automjeteve.
Në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për kthimin gradual të qarkullimit në normalitet, ndërsa vijojnë punën për sqarimin e plotë të shkaqeve të kësaj përplasjeje.
