Përplasen dy makina në Durrës, lëndohen dy pasagjere

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Dy makina jën përplasur më njëra-tjetrën dhe për pasojë janë lënduar dy pasagjere, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T.  Si pasojë e përplasjes  janë  dëmtuar shtetaset  O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 09:58