Përplasen dy automjete në Lezhë, 3 të plagosur mes tyre një grua (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor, Lezhë-Shëngjin, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur njëra me tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona mes të cilëve një grua.

Të lënduarit janë nisur menjëherë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po merret me hetimin e ngjarjes. /albeu.com/



Shtuar 7.01.2022 16:31