Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm (11 Maj) në fshatin Dushk në Lushnje, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas përmbysjes së mjetit bujqësor me të cilin po lëvizte, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Hekuran Xhelo, banues në zonë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Mësohet se ata ishin nisur drejt tokave bujqësore me zetor, kur për arsye ende të paqarta mjeti është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autoritetet kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
