E rëndë në Tepelenë/ Të riut i shpërthen granata në dorë, dy persona në gjendje kritike për jetën (EMRAT)

 

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate.

Të lidhura

None found

Të plagosurit janë shtetasit, Lisjen Shehu 34-vjeç dhe Xhuljano Sala 28-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, njërit prej tyre i shpërtheu granata në dorë.

Mësohet se granata ndodhej në një kasolle, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

Njëri nga të plagosurit është nisur drejt Tiranës, ndërsa i riu tjetër ndodhet në spitalin e Gjirokastrës edhe ai në gjendje të rëndë.

Të plagosurit kanë dëmtime të gjymtyrëve, në fytyrë dhe kokë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.