“Me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”/ Salianji: Do e “shkundim” edhe Tiranën

Ervin Salianji ka deklaruar se lëvizja e nisur prej tij, do të shtrihet edhe në kryeqytet Ai vijuar turin e takimeve me mbështetësit në Peshkopi, ku ka lëshuar mesazhe të forta për ndryshime brenda selisë blu.

Gjatë fjalës së tij, Salianji deklaroi se PD duhet të frymëzojë qytetarët dhe të rikthejë mobilizimin masiv të elektoratit.

Të lidhura

None found

“Ne duhet të frymëzojmë ndryshimin dhe të çojmë mbi 800 mijë votues në kutitë e votimit. PD duhet të ndryshojë. Këtë gjë e shohim edhe sot në këtë sallë të Dibrës, herën tjetër do ta bëjmë takimin në stadium”

“Tirana po pret, nuk e kemi lënë për në fund. Ata që bëjnë zgjedhjet e degëve në Tiranë fshehurazi, do ta shkundim edhe Tiranën. Nuk kemi parë kurrë në historinë e PD të sfidohet kryetari në detyrë dhe të ketë këtë mbështetje nga demokratët. Nuk kemi ofenduar askënd, kemi dashur të mos përçajmë, por kemi marrë fyerje, shantazh dhe linçim. Po e them edhe nga Dibra, mua dhe mbështetësit e mi as nuk na trembin, as nuk na shantazhojnë. Nuk zmbrapsemi, me ne u ka ngecur sharra në gozhdë”, deklaroi Salianji.


Shtuar 10.05.2026 19:46

Tags: ,