Njihuni me parashikimin e motit 11 Maj 2026, ja sa do të jenë temperaturat

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Të lidhura

None found

Në relievet e larta malore në Veri, Lindje dhe Jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

 


Shtuar 11.05.2026 07:17