Berisha: Imuniteti i Ballukut duhet të ishte hequr pa hezitim, këtë thotë raporti i KE, “Ballkani i Hapur”, përpjekje për të minuar integrimin europian të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku, vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa sipas tij raporti europian evidenton rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të AKSHI-t.

Lideri i opozitës teksa i referohet raportit të KE thotë se heqja e imuniteti duhet të jetë përparësi.

Të lidhura

None found

Kryedemokrati tha se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit.

“Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Lubi Balluku vazhdon të jetë zv kryeministre në hije, me të gjitha funksionet e saj. Raporti dënon rrokullisjen e Shqipërisë 9 vende më poshtë sec ishte, natyrisht dhe mburojën që Rama iu bëri Lindave të tij të AKSHI-t”, tha kreu i PD.

Sipas Berishës, Ballkani i Hapur dhe editoriali i Ramës dhe Vucic në gazetën gjermane është një përpjekje për të minuar integrimin e Shqipërisë.

“Në raport dënohet me forcë Ballkani i Hapur dhe nisma të tjera, sic ishte letra Vucic – Rama, si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Rama fshehu një proces themelor të BE për Shqipërinë”, u shpreh Berisha.


Shtuar 10.05.2026 14:36