PËRMBLEDHJE/ Lufta në Ukrainë, gjithçka çfarë ka ndodhur deri më sot

Sot është dita e nëntë e luftës në Ukrainë.

Luftimet kanë vazhduar të intensifikohen në qytetet kryesore, ndërkohë që më shumë se një milion njerëz kanë ikur në vendet fqinje në eksodin më të shpejtë të refugjatëve këtë shekull.

Ja çfarë dimë:

  • Është shuar zjarri në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Objekti u godit nga “granatimet e vazhdueshme të armikut” në orët e para;
  • Kuptohet se Rusia e ka kapur centralin, por IAEA thotë se stafi ukrainas mbetet në dhomën e kontrollit;
  • Tre trupa ukrainase u vranë dhe dy u plagosën në sulm;
  • Të paktën shtatë persona janë vrarë – duke përfshirë dy fëmijë – nga bombardimet në rajonin e Kievit;
  • Granatimet ndërprenë furnizimin me energji dhe ujë në një qytet kyç në bregun e Detit të Zi, Mariupol. Zyrtarët thonë se situata mbetet “nën kontroll”, por kryetari i bashkisë së qytetit ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake;
  • Ukraina thotë se një sulm në Mykolaiv, afër qytetit të pushtuar Kherson, është “zmbrapsur”;
  • Numri i të vdekurve për shkak të goditjeve në një lagje banimi në Chernihiv, në veri të Ukrainës, dje është rritur në 47;
  • OKB-ja ka thënë se 331 civilë janë vrarë deri më tani;
  • Putin u kërkoi vendeve fqinje të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë: “Nuk ka qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë”;
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se ditët në vazhdim “ka të ngjarë të jenë më keq”;
  • Ukraina thotë se 9,166 trupa ruse kanë vdekur në konflikt. Moska ka pohuar se ky numër është shumë më i ulët, në 498;
  • Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se tre komandantë rusë janë në mesin e të vrarëve;
  • BBC do të “pezullojë përkohësisht” punën e gazetarëve të saj në Rusi.

 


Shtuar 4.03.2022 18:39