Përleshje në burgun e Kumanovës, plagosen 4 persona dhe një oficer burgu

Katër persona janë plagosur ditën e djeshme në burgun e Kumanovës në Maqedoni, pas një përleshje mes të burgosurve.

Mediat maqedonase raportojnë se në përleshje u përfshinë 8 persona por 4 nga ata u lënduan pasi njëri nga të burgosurit i plagosi me një mjet të mrehtë, duke përfshirë edhe një oficer burgu.

“Dje në orën 14:35 në SIA Kumanovë u raportua se në burgun në K’shanje u zhvillua një përleshje fizike midis tetë personave, katër prej të cilëve u plagosën me një send të mprehtë, përfshirë një oficer burgu” njofton SIA Kumanovë.

Të lënduarve iu dha ndihmë mjekësore dhe policia e Kumanovës po merr masa për zbardhjen e çështjes.

 

Shtuar 12.07.2021 22:22