Përkeqësohet moti, sonte dhe nesër pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Sot dhe nesër do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, për shkak se moti do të përkeqësohet se sjellë dallgëzim të fortë në det.

“Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022”, thuhet në njoftimin e Drejtoria Detare.

Njoftimi:

Mirëmbrëma,

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.

ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.

Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022./albeu.com


koment