Përfundon takimi midis kryeministrit italian dhe Mark Zuckerberg, çfarë vendimesh u morën

Ditën e sotme kryeministri, Mario Draghi ka pritur në Palazzo Chigi, Mark Zuckerberg, pronarin e Meta.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri për inovacionin teknologjik Vittorio Colao.

Takimi ka përfunduar rreth orës 11:00 dhe ka zgjatur rreth një orë.

“Do të kërkohet një përpjekje e përbashkët midis kompanive, politikës dhe shoqërisë civile për t’i dhënë jetë metaverses.

Në takimin e sotëm konfirmuam bashkëpunimin tonë me qeverinë italiane për të rritur pikat e forta të vendit në sektorët e teknologjisë dhe dizajnit dhe për të identifikuar investimet e ardhshme”, deklaroi një zëdhënës i Metës në fund të takimit.

Ne jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje të diskutojmë mundësitë kulturore, sociale dhe ekonomike që do t’i sjellë Italisë dhe ne mezi presim të vazhdojmë këtë bashkëpunim,” shtoi ai.

Zuckerberg pritet të kthehet në Shtetet e Bashkuara pasi ka kaluar një pjesë të mirë të javës në Itali./albeu.com