Përfundon raundi i parë i votimit për 2 kandidaturat për Presidentin e Kosovës, Feride Rushiti merr 63 vota. Nesër sërish seancë plenare në Kuvend

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Kosovës kanë votuar me 63 vota një nga kandidaturat e propozuara për Presidentin nga Vetëvendosja, Ferite Rushiti.

Në votim kanë marrë pjesë 64 deputetë, ndërsa opozita braktisi seancën.

Të lidhura

None found

Kandidatura e dytë, Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Seanca plenare u shty për ditën e nesërme në orën 10.00.

Feride Rushiti është themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila së bashku me qendrën e saj më 2025 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga një ligjvënës suedez.

Ajo e ka themeluar QKRM-në më 1999 me misionin për të ofruar trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës në Kosovë. Kjo qendër po ashtu promovon respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë dhe të parandalimit dhe çrrënjosjen e torturës dhe të gjitha formave të keqtrajtimit.

Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit.

Çmimi iu dha për të nderuar ndikimin e punës së saj në jetën e të mbijetuarve dhe për rolin e saj si udhëheqëse në botë për avokimin për të drejtat e njeriut.


Shtuar 27.04.2026 22:28