Kosovë, nis votimi në Kuvend për dy kandidataturat e Vetëvendosjes për president, opozita bojkoton seancën

Pas shqyrtimit të dokumentacionit në Komisionin për legjislacion të dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Të lidhura

None found

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në raundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në raundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.

Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ato të opozitës po i bojkotojnë punimet.


Shtuar 27.04.2026 21:53