Përfundon mbledhja, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë pozojnë bashkë (FOTO LAJM)

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan është mbyllur me një foto të përbashkët të dy kabineteve qeveritarë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se në rast se ministrat e dy palëve do kenë vullnet për të bashkëpunuar, rezultatet e marrëveshjeve dy palëshe do japin efektet e tyre pa vonesa.

“Tani thotë një fjalë që kush është ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokolleve.  Me diktatorët edhe negociohet. Mora pusullën nga protokolli se duhet të nxitojmë se jemi mbrapa me programin.

Po bëj një falënderim për dy palët për punën e bërë për këto marrëveshje që duhet të firmosim. Nëse do kemi vullnetin që nuk na mungon. Dhe nëse ministrat nga dy anët do jenë të hapur për të bashkëpunuar me sekretariatin do kemi rezultate pa vonesa”, tha Rama.

Homologu i tij Albin Kurti u shpreh se duhen tejkaluar kufijtë mes palëve por jo kufijtë e kohës për realizimin e objektivave si detyrim ndaj qytetarëve të dy vendeve.

“Faleminderit për punën angazhimin dhe kontributin. Le t’i tejkalojmë kufijtë duke vajtur dhe ardhur te njëri tjetri por të mos i kalojmë kufijtë për zbatimin e marrëveshjeve. Koha nuk është e jona por e shtetit që mbahet me taksat e qytetarëve tanë dhe mirëmbahet nga qeveritë e dy vendeve”, u shpreh Albin Kurti.


Shtuar 26.11.2021 12:02