Disa hektarë tokë me shkurre dhe ullinj janë përfshirë nga zjarri në fshatin Hekal të Mallakastrës. Vatra u shfaq rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe, ndonëse ndërhyrja fillestare e zjarrfikësve të Ballshit arriti ta shuante, era e fortë në mesditë bëri që flakët të ndizeshin sërish.
Për të vënë situatën nën kontroll, zjarrfikësit e Mallakastrës rifilluan operacionin, të mbështetur edhe nga repartet e Fierit. Duke qenë se zona e prekur ndodhet pranë territorit të Parkut Arkeologjik të Bylisit, në aksion u përfshi edhe ndërhyrja nga ajri.
Të lidhura
None found
Flakët janë shuar, megjithatë forcat zjarrfikëse mbeten në terren duke monitoruar zonën për të shmangur çdo zhvillim të papritur, pasi era e fortë mund të favorizojë riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht gjatë orëve të natës.
