Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë,  një mjet është përfshirë nga flakët, në afërsi të zonës së quajtur Gurit i Kuq.

Sipas policisë, mjeti ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Sipas informacineve, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, mjeti ka qenë i parkuar në këtë zonë ndërkohë, që sipas policisë do të kryhen të gjitha procedurat e mëtejshme.

Në zonë ndodhet edhe një mjet zjarrfikës, që po bën të mundur shuarjen e flakëve në mjet.

Njoftimi:

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 12.01.2024 14:28