Përdhunoi greken në stacionin e autobusit, policia identifikon shqiptarin e arratisur në atdhe

Policia greke ka identifikuar burrin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër, por ai është arratisur jashtë shtetit.

ERT raportoi të shtunën se bëhet fjalë për një të huaj, 45 vjeç, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij.

Personi është arratisur në Shqipëri ndërsa pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.

Hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro, shkruan protothema.

Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi.

Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.

Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë.

Përshkrimet ndryshonin për atë se çfarë kishte veshur burri (24-vjeçarja tha  se kishte veshur një xhup dhe këpucë të bardha, 34-vjeçarja foli për veshje të errëta dhe atlete të zeza), por mund të kishte ndryshuar brenda tre orëve.

Si mbërriti policia te autori

Materiali nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në zonën e gjerë të Palei Faliros është “skanuar” nga oficerët e sigurisë për të hartuar rrugën e ndjekur nga përdhunuesi i rrezikshëm.

Në pikën ku u dhunua 34-vjeçarja, në Avenue Poseidonos, qarku i mbyllur i Tramvajit ka regjistruar sulmin.

Megjithatë, kamera e një kafeneje në Amfitea Avenue ka regjistruar përdhunuesin me tatuazhin teksa tentoi të përdhunonte një grua tjetër pak orë para sulmit në Agia Skepi.

Në video-dokument shihet viktima e tij e afërt duke ndaluar në një semafor në Avenue Amfitheas. Përdhunuesi u fut në makinën e saj dhe u përpoq  ta çonte atë në një vend të largët. Përdhunuesin me tatuazh e zë paniku nga reagimi i gruas, zbret nga makina dhe nis të vrapojë drejt Avenue Amfiteas ku edhe zhduket.

Siç shihet edhe nga përshkrimet, bëhet fjalë për një “grabitqar” të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, i cili kërkonte viktimat e tij në rrugë. Dhe zgjedhja e pikës specifike për të “goditur” nuk ishte thjesht rastësisht.