Përçahet PD! Berisha me të vjetrit e Basha me të rinjtë, si u ndanë sot demokratët (FOTO LAJM)

Vendimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha për të shpallur Sali Berishën, të përjashtuar nga grupi parlamentar, ka ndarë përçarë në dy kampe partinë kryesore opozitare.

Ndërkohë që sot, PD duhej të rikthehej e plotë në Kuvend, dy grupe demokratësh u nisën drejt parlamentit ku dhe u mbajt seanca e para për këtë legjislacion.

Fillimisht mbërriti Lulzim Basha i shoqëruar nga  Ervin Salinji, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi, figura të reja politika por me shumë angazhim në vitet e fundit nga radhët e demokratëve.

Ndërsa ish-kryemininistri Berisha u shëqërua nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe Shehu, figura me shumë peshë në Partinë Demokratike.

Edhë në Kuvend, Berisha ka zgjedhur të ulet larg grupit Parlamentar të PD, në rreshtat e fundit në krah të Fatmir Mediut, Monika Kryemadhit dhe Tritan Shehut.

Fjala e Berishës në hyrje të Kuvendit:Njeriu që shet Partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha. /albeu.com