Për këto 6 shenja jeta do të ndryshojë 180 gradë deri në mars të 2022-it

Takimi karmik i Venusit dhe Plutonit sjell ndryshime rrënjësore në dashuri, partneritete dhe ekonominë botërore.

Gjashtë shenja të zodiakut do të shohin se jeta e tyre do të ndryshojë deri më 5 mars të  2022-it.

Demi

Besoni në fuqinë që keni. Mund të arrini qëllimet tuaja më të larta, për sa kohë që bashkëpunoni ose konsultoheni me njerëz të rëndësishëm, partnerin ose kolegët  tuaj.

Virgjëresha

Dashuria dhe marrëdhëniet tuaja personale me fëmijët transformohen dhe kërkojnë gjithë energjinë tuaj.

Bisedoni, udhëtoni dhe dëgjoni njerëzit që doni.

Peshorja   

Ndryshoni ekuilibrin në familje. A jeni gati për ndryshime rrënjësore në pasuri të paluajtshme dhe financa?

Akrepi

Do të shihni bashkëpunime dhe partneritete. Një bisedë, një takim, një mesazh apo një udhëtim ju jep mundësinë për të ri-negociuar një bashkëpunim apo marrëdhënie të rëndësishme me partnerin tuaj.

Shigjetari

Do ndiheni më të fortë. Është koha për ta hequr qafe streset dhe dilemat.

Bricjapi

Jeni në një pikë kyçe në karrierën tuaj. Ndryshoni imazhin që përcillni te të tjerët, rishikoni qëllimet dhe ëndrrat tuaja, mbani vetëm thelbin.


Shtuar 12.12.2021 12:49