Për herë të parë, Sali Berisha zbulon si Edi Rama ndërhyri e shpëtoi nga burgu Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha. Berisha ka zbuluar dosjen “Niko Muzi” sipas të cilit mund ta cojë në burg Lulzim Bashën.

“Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohej për pastrim parash nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë. Fol Lul…”- deklaroi nga Kurbini Berisha.

Sali Berisha: I kërkoj dy gjëra, Lulzim Bashës: Dil dhe thuaju demorkatëve për dosjen Niko Muzi.

Dosje me të cilën je i përshtatshëm në qeli në Shqipëri dhe në SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e din ise cfarë ndodhi me dosjen në apel?

Nëse ndonjëri prej jush merr ndonjë veprim që nuk i përshtatet së drejtës prokurori e con në shkallë shkalle. Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohej për pastrim parash nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë. Fol Lul!

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncon një ditë se do vinë 5 milionë euro të ngarkuara në Toyota. I them nga e more vesh këtë? Tha më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj.

Por i thashë ti bëre një gabim të madh se u the të mos i sjellin në Shqipëri dhe mos të kapen. Ata erdhën në Durrës, por 1 milionë e gjysmë i përlan të tjerët, Më vonë i thonë gazetarët se ti Lul shkove dhe bëre fushatë në lokalin e atij të Toyota Yaris. /albeu.com/


Shtuar 26.11.2021 18:08