Për herë të parë, hidhet në treg kartëmonedha 10.000 lekëshe

Për herë të parë në Shqipëri ka nisur hedhja në treg e kartëmonedhës 10.000 lekëshe e cila do të mbajë portretin e Asdrenit, rilindësit që shkroi tekstin e Himnit të Shqipërisë.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.

Me 15 Qershor këto prerje do të nisin qarkullimin. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të prezantohet kartëmonedha prej 1000 lekë dhe risia, kartëmonedha 10.000 lekë. Ndërkohë, gjatë vitit 2021 pritet që të hidhet në qarkullim edhe kartëmonedha e re 2000 lekë, pasi kartëmonedhat me vlerë 200 dhe 5000 lekë u hodhën në treg në 30 shtator të vitit 2019.


Shtuar 13.06.2021 09:22