Për herë të 4-ët, Shaip Kamberi ka një shanc për t’u rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë

Zgjedhjet në Tërnoc do të mbahen për herë të katërt dhe kjo do të jetë një tjetër mundësi për Shaip Kamberin që të futet në Kuvendin e Serbisë.

Lajmin se Gjykata e ka aprovuar ankesën e Kamberit për rivotim në Tërnoc, e ka konfirmuar vetë ai në një përgjigje për Gazetën Express.

“Po, sot është aprovuar ankesa jonë për rivotim në Tërnoc”, ka thënë Kamberi.

Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, kishte arritur të siguronte votat e mjaftueshme për tu rizgjedhur deputet në Parlamentin e Serbisë. Mediat lokale shkruan se nga 650 vota që i mungonin për të kaluar pragun e nevojshëm zgjedhor, Kamberi arriti të mbledhë 686 vota në qendrën e vendvotimit nr. 6 në Bujanoc ku ishin ripërsëtirur zgjedhjet për shkak të parregullësive në raundin e parë.

Në seancën e mbajtur më 9 maj 2022, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve vendosi për kundërshtimin e Koalicionit: Partia Socialiste e Serbisë, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë” kundër Vendimit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Komunës së Bujanocit. Komisioni e miratoi këtë ankesë dhe e anuloi vendimin e KKZ-së së Bujanocit, duke caktuar një datë të re për zgjedhje. Si pasojë, Kamberi nuk e mori dot mandatin e fituar./albeu.com

Shtuar 17.06.2022 17:38