PD në “rënie të lirë”, Berisha rikujton fjalimin e tij para demokratëve: Do jem njëri prej jush! (VIDEO)

Ndërkohë që PD sapo mbylli zgjedhjet dhe rikonfirmoi Bashën si kryetar të PD, ka reaguar Berisha me një video nga vite më parë.

Me anë të një videoja, Berisha ka rikujtuar një ndër fjalimet emocionuese të tij para militantëve demokratë të thëna në 25 vjetorin e krijimit të PD.

“Sikur 1000 të mbesin, do të mbetem njëri prej jush.

Sikur 100 të mbeti, do mbetem njëri prej jush.

Sikur vetëm 1 të mbeti, do të jem njëri prej jush.

Rroftë partia Demokrati! Zoti I bekoftë demokratët.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj dhe shqiptarët kudo që janë…”- dëgjohet të thotë Berisha në video.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA, gjë e cila sipas analistëve në Shqipëri do të sjellë përjashtimin e tij nga PD. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2021 10:20