Harxhi nuk pranon humbjen: Zgjedhjet në PD të pabarabarta, kanë votuar njerëz pa kartën e anëtarësisë

Të hënën u shpall rezultati i zgjedhjeve në PD, ku zyrtarisht fitues doli Lulzim Basha. Sot, në një deklaratë për mediat, Edith Harxhi, e cila kandidonte për kryetare u shpreh se procesi ka qenë i pabarabartë, i padrejtë dhe me shkelje të rënda.

Ajo u shpreh gjithashtu se janë kërcënuar vëzhguesit dhe se kanë votuar njerëz pa kartën e anëtarësisë.

“Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijrea demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve.

Ka pasur nga ata anëtarë që kanë shkuar në qendrat e votimit me karta të lëshuara nga Azem Hajdari. Është shkelja më e rëndë.

Mesa kam kuptuar kështu ka ndodhur dhe me anëtarët e tjerë. Është vendosur që vëzhduesit do të qëndronin ulur. Kanë votuar njerëz pa karta anëtarësie. Vëzhguesit nuk janë lejuar që të votojnë.

Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhorë janë bërë anëtarë të rinj. disa kanë votuar vetëm me një kontrabilitet. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë këkruar që të rrinë larg tavolinës së komisionit.

Votimi nuk e ka kaluar 30% në disa njësi. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar. Ka qënë njësia numër 4 në Tiranë. Në Gjirokastër, vëzhguesi im nuk u lejua që të votojë pasi nuk kishte emër në listë. Në disa qendra është votuar me fotografinë e kryetarit aktual. Kutitë nuk kanë pasur masa sigurie. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatëve nuk iu ofrua asnjë ndihmë financiare dhe njerëzore vetëm kryetarit aktual. Basha ka pasur të gjithë burimet financiare. Ka tre javë që ne nuk dëgjojmë për manipulimin e zgjedhjeve”, tha Harxhi./albeu.com


Shtuar 16.06.2021 10:25