PD kritikon SPAK-un për “dy standarde”, vë në shënjestër Brahon dhe kërkon arrestimin e Ballukut

Partia Demokratike ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj drejtësisë së re, duke përdorur jo rrallë edhe tone fyese, sharje dhe krahasime me elementë kriminalë.

“A e kuptoni që Altin Dumani është më keq se Nuredini? Drejton skapin e partisë, mbyll dosjet e Edi Ramës”, tha Berisha.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Sali Berishës, kreu i grupit parlamentar të PD-së i atribuon merita Altin Dumanit për hetimet ndaj ministrave socialistë. Në të njëjtën kohë, ai sulmon drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, duke e akuzuar për vendosje të një standardi të dyfishtë në dosjen që lidhet me Belinda Ballukun.

“Në dhjetor 2025, kur Prokuroria kishte një tjetër drejtues, vendosi këtë standard. Kur rëndohet pozita penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit. Sot, pas 6 muajsh kur kemi një drejtues të ri të SPAK, z. Braho nuk po e zbaton në Kuvendin e Shqipërisë. Pse i ka duart e lidhura? Drejtësia të mos veprojë politikisht”, tha Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, drejtuesi i SPAK duhet t’i përmbahet standardit që vetë Prokuroria ka vendosur më herët, pasi sipas tij kjo përbën një provë vendimtare për besueshmërinë e institucionit në çështjen Balluku.

“SPAK t’i drejtohet pa vonesa Kuvendit me kërkesën për heqje të imunitetit të deputetit dhe të arrestimit”, tha Bardhi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së pretendon se ekzistojnë indicie që çështja po zvarritet për shkak të ndërhyrjeve politike.


Shtuar 29.06.2026 15:45

Tags: ,
casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpasjojobetjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetbetcio