PD i përgjigjet Berishës: Gënjeshtar ordiner, sillesh vërdallë duke thënë të pavërtetë për Bashën dhe familjen e tij

Partia Demokratike ka bërë një reagim në Facebook ku e quan Sali Berishën gënjeshtar ordiner që thotë të pavërteta për kryetarin Lulzim Basha dhe familjen e tij.

“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një non grata për korrupsion”, thuhet në reagim.

Ky reagim nga PD vjen pasi pak ditë më parë Berisha u shpreh se Lulzim Basha është aksioner në një kompani bastesh me bazë në Qipro dhe e ka vendosur në emër të gruas./albeu.com

Shtuar 18.01.2022 10:32