PD, akuza të forta: Përfaqësuesja e PS shënoi fletët e votimit

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e PS është filmuar duke shënuar në fletët e votimit. Kjo shkelje ka ndodhur në njësinë nr.1 në Tiranë, në KZAZ nr.31. Pas këtij incidenti, procesi i numërimit është ndalur.

Bumçi, duke folur për ABC, tha se, janë 60 mijë fletë votimi të pavlefshme, shumca e të cilave janë të PD. Aika kërkuar hetim dhe sqarim të plotë

Në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për t’u sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës”, tha Bumçi/albeu.com


Shtuar 27.04.2021 04:08