Lajm i mirë: Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga COVID-19 sot

Manastirliu jep lajmin e mirë se pas pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot nga koronavirusi.

“LAJM I MIRË #Covid19/ Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot”, shkruan Manastirliu.

Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë./albeu.com

Shtuar 26.05.2021 05:05