U gjet e vdekur në banesa, dalin fotot e shkrimeve misterioze mbi trupin e 23-vjeçares (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga dosjen e ngjarjes së rëndë të vdekjes së 23-vjeçares Evgjeni Baxho.

Megjithëse në fillim u raportua se 23- vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq.

Në dosjen e vendosur në dispozicion të gazetares Anila Hoxha thuhet se janë marrë në pyetje disa persona , ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.

Ajo çfarë e mbush më më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosjen që TCh disponon, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol.

Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza.


Shtuar 26.05.2021 17:14