Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 1 Dhjetor 2021

Ditën e mërkurë në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në të dendura në orët e mbrëmjes.

Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes prani e mjegullës e mjegullinës. Për shkak të temperaturave të ulëta në zonat malore e përgjatë akseve rrugore prani e akullit.Era do të fryjë nga veriperëndimi e juglindja mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme.

Valëzimi i forcës 3 ballë.

Temperaturat: në zona malore -4 deri 8°C

në zona e ulëta 3 deri 16°C

në zona bregdetare 4 deri 16°C. /albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 23:38

Tags: ,