Parashikimi i motit për datën 19 korrik 2022

Vendi ynë do të vijojë në ndikimin e masave ajrore me origjinë Afrikane duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Zonat më të nxehta gjatë ditës së martë do të jenë qarqet: Elbasan dhe Gjirokastër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17 gradë C deri në 38 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë, mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h në drejtim Perëndimor- veriperëndimor duke sjellë dallgëzim deri në 2 ballë./albeu.com