Babain polic dhe nënën gazetare, kush është Klevi Metaj, studenti protestues që u përlesh sot i vetëm përballë gjashtë efektivëve

Klevi Metaj është 22-vjeçari që u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Pamjet e përplasjes së tij me gjashtë efektivë të Policisë u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

I riu nga Gjirokastra u filmua teksa përfshihej në një konfrontim fizik me efektivët, përpara se të arrestohej nga Policia. Episodi bëri që emri i tij të qarkullonte gjerësisht në rrjet, ndërsa shumëkush nisi të interesohej edhe për identitetin dhe formimin e tij.

Të lidhura

None found

Por kush është Klevi Metaj jashtë pamjeve të protestës?

22-vjeçari mësohet se është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Një detaj që bie në sy në historinë e tij është edhe prejardhja familjare: babai i tij është punonjës i Policisë sipas Erla Mëhillit, ndërsa nëna, në një hulumtim të shpejtë në rrjetet sociale, rezulton se është gazetarja Brikena Metaj.

Kështu, një protestë që nisi me kërkesat e studentëve e vendosi Klevi Metajn në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes me efektivët. Pamjet e bëra virale e kthyen atë në një nga emrat më të diskutuar të ditës.

Së fundmi, ai u vizitua në spital edhe nga deputetë opozitarë ku treguan gjendjen e tij. I riu ishte i shtrirë në krevatin e spitalit, e megjithatë u duk në gjendje të mirë: “Më goditën. Më kanë dëmtuar pak. Gjëra të vogla”, tha ai.


Shtuar më 13.10.2026 22:09