UEFA ka bërë publike skuadrën e arbitrave që do të drejtojë përballjen Torreense–Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League. Gjykimi i takimit do t’u besohet tërësisht arbitrave shqiptarë nga Superiorja.
Të lidhura
None found
Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të veprojnë si asistentë. Për sistemin VAR janë caktuar Juxhin Xhaja dhe Albert Doda.
Një veçanti e kësaj sfide është se kapiteni i Sunderlandit është mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili do të përballet me këtë vendim të UEFA-s.



