Pamje të rënda nga protesta/ Përleshje me policinë, një student mbetet me këmbë të thyer

Tirana është përfshirë nga kaosi gjatë ditës së sotme, pasi protesta e studentëve, e nisur në orën 14:00, vijon ende. Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin dhe zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Gjatë përplasjeve me forcat e policisë, një student raportohet se ka pësuar frakturë në këmbë. News24 konfirmon se i riu ndodhet në gjendje kome.

Të lidhura

None found

Situata mbetet e tensionuar dhe e përshkallëzuar. Studentët hynë në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ndërsa më vonë u shpërndanë në disa zona të tjera të kryeqytetit.

Gjatë protestës janë djegur edhe kosha mbeturinash, ndërsa në zonën e Pazarit të Ri është ndezur zjarr.

Shqetësim të veçantë ka shkaktuar dhuna e përdorur nga policia gjatë përpjekjeve për shpërndarjen e protestuesve. Shumë studentë janë goditur me grushte dhe shkopinj gome.


Shtuar më 13.10.2026 22:13