Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë valët e të nxehtit afrikan ndikimin e tyre në rajonin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë, ku temperatura më të larta do të ketë në zonat e ulëta, kryesisht në Qendër dhe Jug të territorit.
Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.
Të lidhura
None found
Temperaturat e ajrit do të pësojnë në tjetër rritje, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës, deri në 34°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim i ulët.
