Parashikimi i motit 25 Prill 2025, kthjellime dhe vranësira

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites, ku në zonat Veriore dhe verilindore do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit, duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu, ku më të dukshme priten në gjysmën Lindore te Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit, deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohen dallgë 1 ballë.


Shtuar 25.04.2025 07:19