Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë, arrestohet 50-vjeçari që kërcënonte gruan dhe fëmijët se do i vriste me thikë

Këtë të shtunë, policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Shkozë, ku pas marrjes së informacioneve se një 50-vjeçar dhunonte dhe kërcënonte me thikë gruan dhe fëmijët, efektivët kanë ndërhyrë duke kryer arrestimin e tij.

Gjithashtu, në pranga ka rënë Agim.B i cili ditën e djeshme (26 janar) në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve duke i kërcënuar se do t’i vriste me thikë.

Dhuna në familje dhe kërcënimi me jetë i bashkëshorteve, është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare, pasi vetëm ditën e djeshme (26 janar) u raportuan raste të ngjashme në Tiranë, ku një 35 vjeçar dhunonte dhe mbante të mbyllura nënën, gruan dhe vajzat e mitura si dhe në Vaun e Dejës, ku u arrestua 50 vjeçari që kërcënoi me thikë e sëpatë gruan dhe 4 fëmijët e mitur.